Boateng “shënon gol” në Ibiza
11/06/2013 17:20
Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje në radhët e Milanit, duket se gjithçka shkon vaj midis mesfushorit dhe të dashurës së tij “show-girl”, Melissa Sata.
Çifti u fotografua për të dytën ditë radhazi në Ibiza, duke shijuar së bashku diellin e ngrohtë dhe detin e kristaltë të brigjeve spanjolle, në Mesdhe.
Duke parë hiret e Sattës dhe dashurinë e fortë që duket se ekziston midis tyre, nuk duket e vështirë të kuptosh se përse niveli i Boatengut në sezonin e shkuar, ishte larg rendimentit të treguar prej tij në vitet e mëparshme.
Top Channel