Balotelli i propozon për martesë të dashurës

11/06/2013 11:25

Mario Balotelli i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Fanny Neguesha, me një unazë diamanti me vlerë 100 mijë sterlina.

Sipas ‘The Sun’, sulmuesi i Milanit e ka bërë propozimin në fundjavë dhe ka vendosur të bëjë gruan e tij modelen belge me të cilën ka një marrëdhënie që ka nisur para 6 muajsh.

Fanny postoi një foto të unazës në Instagram duke shkruar: “Është zyrtare!”

Një burim tha për ‘The Sun’: “Mario dhe Fanny gjithmonë e kanë pasur në mendje martesën. Tani do të shkojnë me pushime dhe do të bëjnë planet për ditën e madhe.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA