Prishtina fiton kupën “Digitalb”

10/06/2013 00:00

Është Prishtina fituesja e edicionit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës e cila ndryshe nga sezonet e shkuara tani do të mbajë emrin “Digitalb”, pas një marrëveshjeje 2-vjeçare me kompaninë satelitore më të madhe në vendin tonë.

Kjo finale e zhvilluar në stadiumin e Prishtinës mes vendasve kryeqytetas dhe ekipit surprizë të Ferizajt, ka dhuruar emocion për më tepër se 90 minuta. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, kanë qenë goditjet e 11-metërshave që kanë vendosur gjithçka.

Prishtina bëhet kështu edhe skuadra e parë kosovare e cila arrin të fitojë njëkohësisht kampionatin dhe Kupën e Republikës duke marrë veç trofeut dhe një premio prej 10.000 eurosh. Ndërkohë, kundërshtarët e Ferizajt janë shpërblyer me 5000 euro si skuadra finaliste, duke u ngushëlluar disi për humbjen e finales së dytë radhazi të kupës “Digitalb” të Republikës së Kosovës.

Top Channel