Në të njëjtën ditë në të cilën Jose Mourinho u prezantua si trajner i Chelsea, në dyqanet sportive të klubit doli në shitje fanela e tij.
Emërimi i Mourinhos në krye të bluve të Londrës solli si efekt një rritje të menjëhershme të abonimeve vjetore në stadiumin “Stamford Bridge” dhe klubi duket i vendosur që të kapitalizojë sa më shumë nga ky entuziasëm i tifozëve.
Nga dita e sotme, përveç fanelave të idhujve si Torres, Lampard apo Cech, të gjithë ata që do të dëshirojnë, mund të blejnë për 80 euro edhe fanelën me numrin një, ku lart shkruhet emri “Special”, në bazë të nofkës së trajnerit portugez, “The Special One”.
Ndërkohë, Mou nuk pati nevojë të kalonte shumë kohë, për të shqiptuar ndonjë prej atyre batutave që e kanë bërë të famshëm mediatikisht.
“Fanela” e Mourinhos, ne dyqanet zyrtare te klubit te Chelsea
I pyetur për komentin e Iniestës, mesfushorit të Barcelonës që tha se largimi i tij nuk ishte ndonjë humbje për futbollin spanjoll, portugezi ironizoi: “E vetmja humbje për futbollin spanjoll ishte që Reali arriti të ndërpriste cilklin e tyre të fitoreve”.
Top Channel