F1, Vettel: Më në fund fitova në Kanada
10/06/2013 00:00
Sebastian Vettel më në fund ka fituar Cmimin e Madh të Kanadasë, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë në karrierë.
Gjermani i Red Bull u nis nga vendi i parë dhe për asnjë moment nuk e diskutoi fitoren në pistën e Montrealit: “Ishte një garë e madhe për mua. U nisa mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. I mora maksimumin makinës.”
Vettel kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 132 pikë, 36 më shumë se Fernando Alonso (Ferrari) dhe 44 më shumë se Kimi Raikkonen, i cili përfundoi në vend të nëntë.
“Arrita të krijoja distancë sigurie dhe më në fund fitova edhe në Kanada. Ishte një ditë e madhe për skuderinë”, shtoi tre herë kampioni i botës.
Top Channel