F1, vdes një komisar piste në Montreal

10/06/2013 13:10

Një nga komisarët e pistës në Cmimin e Madh të Kanadasë ka vdekur gjatë garës pasi u shtyp nga një kamion që po transportonte makinën Sauber të Esteban Gutierrez, i cili kishte dalë nga pista 7 xhiro para përfundimit.

38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte ulur për të marrë një radio të rënë në tokë kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ai u transportua menjëherë në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Hera e fundit që ka ndodhur një aksident i tillë në Formulën 1 ishte në vitin 2001, kur një komisar piste vdiq pasi u godit nga goma e shkëputur nga makina e Jacques Villeneuve, i cili ishte përplasur me barrierat mbrojtëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA