CIA zbulon informatorin

10/06/2013 00:00

Një ish-kontraktor teknik i CIA-s ishte burimi i gazetës britanike “The
Guardian” për artikullin e saj mbi programet amerikane të përgjimit, që
tregoi sesi Agjencia e Sigurise Kombetare mbledh prej kohësh tabulatet e
telefonatave të amerikanëve.

29-vjeçari Edëard Snoëden, per disa vite asistent teknik i CIA-s, eshte aktualisht i punesuar i kompanise keshillimore te mbrojtjes, Booz Allen Hamilton. “The Guardian” sqaroi se emri i Snowdenit u be publik me kerkese te tij. Vete 29-vjeçari shpjegoi se vendosi t’i kalonte shtypit te dhenat sekrete duke qene krejtesisht i ndergjegjshem per ate qe po bente dhe me qellimin e qarte te “mbrojtjes se lirive baze te njerezve ne mbare boten”.

“Kur sheh gjithshka dhe e sheh te ndodhin ne menyre te vazhdueshme, e kupton se faktikisht gjendesh perballe abuzimeve. Dhe sa me shume flet per to, aq me shume injorosh, aq me shume te thone se nuk ka asnje problem, derisa e kupton se nuk ka rruge tjeter vecse t`ia lene publik te dore te vendose se cfare mendon per keto gjera, e thjesht dikujt te punesuar nga Qeveria”, tha Edward Snowdern, ish-punonjës i CIA-s.

Keto ishin arsyet qe e shtyne 29-vjeçarin t`i hapte driten jeshile “The Guardian” e me pas “Washington Post”  per te bere te ditur identitetin e tij. Snowden nuk e ka ne plan te fshihej per faktin se thjeshte se beson qe nuk ka bërë asnjë shkelje, edhe pse eshte i bindur qe do te duan ta ndeshkojne.

Ai shprehet megjithate i gatshem të “sakrifikojë jetën e vet të rehatshme” për të nxjerrë në dritë të vërtetën e asaj qe e cileson një makineri masive përgjimi ne Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, Snowden po strehohet ne Hong Kong. Pak dite me pare, “The Guardian” publikoi një urdhër të fshehtë gjykate të dhënë në muajin prill, i cili miratonte grumbullimin e tabulateve nga ana e Agjencisë së Sigurise Kombetare.

Zyrtare te administrates amerikane i dolen ne mbrojtje praktikes se shumediskutuar, me arsyetimin se është “një mjet me rëndësi të madhe për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet terroriste”.

Top Channel