Amerikania Serena Williams, kryesuesja e renditjes individuale të tenisit femëror, arriti pas 11 vitesh suksesin e saj të dytë në “Roland Garros”, duke mposhtur rusen Sharapova në dy sete, 6-4, 6-4.
Në një ndeshje të dyluftuar, ishte forca fizike e Williams ajo që u imponua, siç ilustroi qartë edhe pika e fundit e takimit, një top i fituar nga shërbimi direkt, që arriti shpejtësinë e pabesueshme prej 200 kilometrash në orë.
Me këtë sukses, Serena shndërrohet në fituesen më të moshuar të Grand Slaem, në moshën 31-vjeçare e 247 ditëve.
”Për mua është diçka shumë emocionuese që të fitoj këtu në Paris, 11 vite pas titullit tim të parë. Jam shumë e emocionuar, aq sa me zor mund të flas. Ishte shumë e vështirë, Maria Sharapova është një kundërshtare tepër e fortë dhe kjo e bën këtë fitore edhe më veçantë. Kanë qenë dy javë perfekte, në këtë qytet që e adhuroj”, deklaroi Serena.
Pas finales së femrave, këtë të dielë do të zhvillohet edhe finalja e gjitha spanjolle e meshkujve, midis rivalëve Nadal e Ferrer.
Top Channel