Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit, në bashkëpunim me atë të Jashtme, vendosën të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, që kanë probleme me emërtimin e toponimeve në pasaportat e tyre.
Burime në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit thanë për Top Channel se, nga 10 qershori deri më 3 korrik, do të lejohet lëvizja e lirë e emigrantëve.
Sipas palës greke kjo bëhet për të lehtësuar votuesit shqiptarë, më 23 qershor, kur janë dhe zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Urdhri i lejimit pritet t’i dërgohet zyrtarisht – mëngjesin e së hënës – të gjitha pikave kufitare, që lidhin Shqipërinë me Greqinë.
Siç raporton korrespondenti ynë në Athinë, palët vazhdojnë, ndërkohë, bisedimet për zgjidhjen afatgjatë të problemit.
Top Channel