Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti rus: NATO po përshkallëzon konfliktin me stërvitjet në detin Baltik Takimi jo zyrtar mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij kinez, Shi Xhinping, fshehu një frikë jo të vogël për Pekinin; rrethimi dhe parandalimi i Kinës për t’u shndërruar në superfuqi.
Shqetësimi kryesor është fokusi i ri i politikës së jashtme amerikane, në rajonin e Azi-Paqësorit, përmes së cilës synohet frenimi i ngritjes së Kinës.
Zyrtarët amerikanë u përpoqën të risigurojnë kinezët, se politika amerikane nuk synon rrethimin e Kinës, siç frikësohet Pekini.
Në institutin Hudson, Michael Pillsbury është gjithashtu këshilltar i Pentagonit. “Problemi i vetëm është se, në mentalitetin e vjetër shtetëror kinez, ata e shikojnë këtë mbështetje, por nuk e besojnë”.
Kelley Currie është analiste në “Projektin 2049”, instituti që përqendrohet në sigurinë e Azisë Lindore. “Duhet të jemi të ndershëm, – shpjegoi ajo. – Pjesërisht ka të bëjë me vetëmbrojten dhe pasigurinë, që ndjejnë aleatët dhe miqtë tanë në rajon, lidhur me sjelljen e Republikës Popullore të Kinës”.
Uei Xhingsheng është disidenti kryesor kinez në mërgim. Ai thotë se, për sa kohë që Kina të jetë nën regjimin një partiak, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin marrëdhënie të sinqerta bashkëpunimi me të.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se merret me spiunazh kibernetik dhe ky aktivitet e ka errësuar imazhin e vendit për Kongresin amerikan.
Uashingtoni i ka kërkuar gjithashtu Kinës të ushtrojë ndikimin e saj, që Koreja e Veriut të ndryshojë qendrimin provokues të kohëve të fundit.
Pak para takimit të nivelit të lartë, Koreja e Veriut bëri të ditur se ishte e gatshme të hynte në bisedime me Korenë e Jugut.
Analistët në Pekin e quajnë atë “dhuratë” për presidentin Obama dhe thonë se përgjigja e Uashingtonit mund të dëshmojë si i shikojnë Shtetet e Bashkuara marrëdhëniet, që do të ndërtojë Shi Xhinping me Uashingtonin.
Top Channel