Frika e Pekinit para samitit

09/06/2013 20:00

Takimi jo zyrtar mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij kinez, Shi Xhinping, fshehu një frikë jo të vogël për Pekinin; rrethimi dhe parandalimi i Kinës për t’u shndërruar në superfuqi.

Shqetësimi kryesor është fokusi i ri i politikës së jashtme amerikane, në rajonin e Azi-Paqësorit, përmes së cilës synohet frenimi i ngritjes së Kinës.

Zyrtarët amerikanë u përpoqën të risigurojnë kinezët, se politika amerikane nuk synon rrethimin e Kinës, siç frikësohet Pekini.

Në institutin Hudson, Michael Pillsbury është gjithashtu këshilltar i Pentagonit. “Problemi i vetëm është se, në mentalitetin e vjetër shtetëror kinez, ata e shikojnë këtë mbështetje, por nuk e besojnë”.

Kelley Currie është analiste në “Projektin 2049”, instituti që përqendrohet në sigurinë e Azisë Lindore. “Duhet të jemi të ndershëm, – shpjegoi ajo. – Pjesërisht ka të bëjë me vetëmbrojten dhe pasigurinë, që ndjejnë aleatët dhe miqtë tanë në rajon, lidhur me sjelljen e Republikës Popullore të Kinës”.

Uei Xhingsheng është disidenti kryesor kinez në mërgim. Ai thotë se, për sa kohë që Kina të jetë nën regjimin një partiak, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin marrëdhënie të sinqerta bashkëpunimi me të.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se merret me spiunazh kibernetik dhe ky aktivitet e ka errësuar imazhin e vendit për Kongresin amerikan.

Uashingtoni i ka kërkuar gjithashtu Kinës të ushtrojë ndikimin e saj, që Koreja e Veriut të ndryshojë qendrimin provokues të kohëve të fundit.

Pak para takimit të nivelit të lartë, Koreja e Veriut bëri të ditur se ishte e gatshme të hynte në bisedime me Korenë e Jugut.

Analistët në Pekin e quajnë atë “dhuratë” për presidentin Obama dhe thonë se përgjigja e Uashingtonit mund të dëshmojë si i shikojnë Shtetet e Bashkuara marrëdhëniet, që do të ndërtojë Shi Xhinping me Uashingtonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA