Spanjë, La Liga rrezikon shpërbërjen

08/06/2013 04:40

Në Spanjë, borxhet e skuadrave të futbollit të dy divizioneve të para (me përjashtim të Real, Barça, Bilbao dhe Osasuna) me Sigurimet Shoqërore kanë regjistruar një përkeqësim prej 60% në 3 muajt e fundit, duke kaluar nga 10,6 mln në 16,6 mln euro.

Këtij borxhi i shtohet ai i klubeve ndaj Agjencisë së taksave, i përllogaritur në 752 mln nga 1 janari 2012.

Më 13 maj 2013, borxhi global i skuadrave të futbollit me Sigurimet Shoqërore ishte rritur në një total prej 16,615 mln euro, sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Këto të dhëna i janë komunikuar qeverisë, si kundërpërgjigje e një hetimi parlamentar të zëdhënësit socialist për Sportin, Manuel Pezzi.

Në një komunikatë, “PSOE” kujton se shifra e kaluar e bërë publike nga ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, më 1 shkurt 2013, ishte 10,660 mln euro. Pra, në tre muaj borxhi është rritur me 60%.

Nga rreth 16 mln euro borxh ndaj Sigurimeve Shoqërore, 4,344 i korrespondojnë skuadrave të La Liga-s, duke përjashtuar Realin, Barçën, Bilbaon dhe Osasunën.

Ndërkohë, sezoni i ri i La Liga-s dhe Liga Adelante do të nisë të shtunën e 17 gushtit 2013 dhe do të përfundojë, për divizionin e parë më 18 maj 2014. Finalja e Kupës së Mbretit do te zhvillohet më 19 prill 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA