“Roland Garros”, finale spanjolle

08/06/2013 00:00

Finalja e madhe e “Roland Garros” është spanjolle. Pas Rafael Nadal që mundi numrin një të botës, Novak Djokovic, David Ferrer turpëron francezin Tsonga dhe i rrëmben këtij të fundit biletën e mbetur të finales.

Ferrer shkatërroi 3-0 tenistin francez, përkatësisht 6-1, 7-6 dhe 6-2, ndërsa Nadal më herët mposhti pas 4 orë e 37 minuta serbin Djokovic.

Për Ferrer është finalja e parë e një slam-i, ndërsa Nadal synon të hyjë në histori duke u bërë tenisti i vetëm që fiton tetë herë një “grand slam”.

Dy tenistët janë ndeshur 17 herë në fushë me dhe nga të cilat Nadal ka plot 16 fitore dhe Ferrer vetëm 1. Fitorja e fundit e Ferrer ndaj Nadal është ajo e Australian Open në vitin 2011, atëherë kur Nadal ishte i dëmtuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta