Obama-Xi Jinping, samit 2 ditor në Kaliforni

08/06/2013 05:00

Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe ai amerikan, Barack Obama, kanë nisur një samit dy ditor në Kaliforni.

Dy liderët shtrënguan duart nën një kalim të hijëzuar në shtetin Sunnylands, pikërisht jashtë “Palm Springs”.

Takimi është i pari mes këtyre dy personaliteteve, që kur Xi u bë president i Kinës në muajin mars. Vendimi informal shihet si një shans për liderët e ekonomive më të mëdha të botës, për të ndërtuar një raport pozitiv mes tyre, pavarësisht çështjeve të rëndësive e rreziqeve të mëdha.

Spiunazhi informatik pritet të jetë në krye të axhendës së tyre, ndërsa Korea e Veriut, siguria e Azisë dhe tregtia do të jenë të tjera çështje kyçe.

“Vendimi ynë për t’u takuar kaq shpejt, sa i përket mandatit të Xi, nënkupton rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kinë”, tha Obama gjatë hapjes së samitit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen paqësore të Kinës dhe duan një metodë ekonomike, ku kombet të luajnë me rregulla të barabarta”.

Ai bëri gjithashtu thirrje ndaj të dy vendeve për të punuar së bashku për të trajtuar sigurinë kibernetike. “Në mënyrë të paevitueshme, ka disa fusha të tensionuara mes vendeve tona”, shtoi ai.

Top Channel