Avioni bën ulje emergjence në Romë

08/06/2013 00:00

Një avion i linjës Bukuresht- Romë kreu ulje të detyruar në aeroportin e Fiumicino-s, pas një avarie që pati me sistemin e uljes.

Avioni i kompanisë Wizz-Air me 163 pasagjerë në bord, kishte si destinacion Ciampino-n, aeroportin tjetër të kryeqytetit italian. Por pas verifikimit të një defekti me sistemin e hapjes së rrotave, pilotët kërkuan uljen në aeroportin e Fiumicino-s, pasi kjo e fundit është më e gjatë.

Pjesa e majtë e rrotave të uljes të avionit nuk u hap dhe mjeti kreu uljen vetëm me të djathtën. Për qindra metra avioni ka rrëshqitur në pistë. Për pasojë, 3 pasagjerë janë plagosur, fatmirësisht lehtë, ndërsa të tjerët janë të tronditur.

Autoritetet italiane nisën hetimet për zbardhjen e incidentit që vuri në rrezik jetën e 160 pasagjerëve.

Top Channel