SHBA, spiunazh elektronik pro-qeveritar

07/06/2013 04:20

Agjencitë e Inteligjencës amerikane kanë operuar me një program të gjerë rrëmbimi të dhënash, që kanë nxjerrë email-e, foto dhe të tjera komunikime private, nga disa prej kompanive më të mëdha të internetit, si dhe nga gazetat amerikane dhe britanike.

Lajmi bëhet i ditur nga një raport i ditës së enjte. Agjencitë kanë arritur të sigurojnë akses në serverat qendrorë të 9 firmave kryesore, përfshi Microsoft, Apple, Google, Yahoo dhe Facebook, por edhe gazetat Guardian dhe “The Washington Post”.

“WP” bëri të ditur se atyre u është ofruar një dokument prezantues informimi i detajuar mbi këtë program, të quajtur “Prism”. Programi është zhvilluar që prej 2007-s dhe ka pësuar një “rritje eksponenciale”, që prej atëherë, sipas “WP”.

Ai është tashmë burimi lider i materialeve të rralla për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA), operacionin e fshehtë të inteligjencës amerikane, që monitoron komunikimet elektronike.

CNN është përpjekur të konfirmojë raportimet, të cilat vijnë një ditë pasi Guardian zbuloi se qeveria mund të jetë duke mbledhur regjistrimet telefonike të miliona amerikanëve. Megjithatë, NSA nuk ka komentuar asgjë ndaj CNN-it.

Guardian publikoi një urdhër qeveritar top-sekret prej 4 faqesh, që kërkonte numrat e telefonuesve dhe të të telefonuarve, si dhe vendndodhjen, kohën kur janë bërë dhe kohëzgjatjen e telefonatave, nga gjiganti i telekomunikacionit “Verizon”, duke lejuar FBI-në dhe NSA-në të sigurojë regjistrimet nga 25 prilli deri në 19 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA