Përmbytjet në Drezden

07/06/2013 00:10

Banorët e Drezdenit kanë punuar pa pushim, për të forcuar argjinaturat e lumit të Elbës, niveli i i të cilit, ashtu siç ishte parashikuar, mbërriti pikun.

Situata mbetet kritike në qytetin jugor të Degendorfit, ku digat u çanë të mërkurën.

Përmbytjet, pasojë e një pranvere me reshje më të shumta se zakonisht, kanë shkaktuar 13 të vdekur në të gjithë Europën Qendrore.

Komisioni Europian paralajmëroi në Bruksel se, për të ndihmuar vendet e prekura, është duke shteruar fondet e tij të emergjencës.

Në nivele të rrezikshme kanë mbërritur edhe lumenjtë në provincën polake të Lodzit, ndërsa në kryqytetin hungarez, Budapest, Danubi vazhdon të kërcënojë me dalje nga shtrati.

Top Channel