Video/ 75 metra të përshkruar në 12 sekonda, qendërmbrojtësi i Tottenhamit i lë të gjithë me “gojë hapur” pas supergolit në Champions
E udhëhequr nga francezi Tony Parker, San Antonio Spurs regjistroi një fitore surprizë, në finalen e parë të madhe të NBA-së, mëngjesin e së mërkurës.
Shumë topa të humbur dhe një ditë jo e mirë nga LeBron James, i ndaluar përballë murit mbrojtës të Spurs, i kushtuan shtrenjtë Miami Heats në një finale me një nivel gjithsesi të shkëlqyer.
Në një barazpeshë të plotë, me rezultatin 72-69 në fillimin e pjesës së katërt, Spursat arritën të qarkullonin më mirë topin dhe të tregoheshin të saktë në gjuajtjet e tyre nga loja, teksa tek Miami mbetën të pashpjegueshme tentivat e panevojshme për tre pikë, nga Bosh e Wade, në një moment kur ndeshjavazhdonte të ishte në diskutim.
Në fund, San Antonio, kampione e Konferencës së Perëndimit, arriti të fitonte me rezultatin 92-88, në një ndeshje ku shkëlqeu dyshja “historike” Parker-Duncan.
Francezi, autor i 21 pikëve dhe Duncan, autor i 20 pikëve e zotërues i 14 topave në tabelë, ishin vendimtarë në fitoren e San Antonios, ndihmuar edhe nga 13 pikët e Ginobili e 12 pikët e Green.
Midis humbësve, LeBron James realizoi 18 pikë, po aq zotërime në tabelë dhe dha dhjetë asist, Wade shënoi 17, ndërsa dyshja Bosh-Allen nga 13 pikë.
Top Channel