Letonia në Eurozonë

07/06/2013 00:20

Letonia është në rrugën drejt bashkimit monetar. Shteti i vogël balltik i përmbush të gjitha kërkesat e BE-së.

Banka Qendrore Europiane përshëndeti anëtarësimin e planifikuar për më 1 janar 2014, por paralajmëroi për rreziqet.

Mbrojtësit e parasë në Europë, pavarësisht disa rezervave, e shohin Letoninë si gati për hyrje në eurozonë 1 janarin e vitit 2014.

Vendi i vogël me rreth 2 milionë banorë, përmbush të gjitha kriteret e Mastrihtit, shkruan BQE në raportin e saj të konvergjencës, të publikuar në Frankfurt.

Nëse vendi fut në përdorim euron vitin që vjen, atëherë ai do të jetë anëtari i 18-të i bashkimit monetar europian.

Top Channel