Izrael, gjyqi për vrasësit e homoseksualëve

07/06/2013 13:40

Tre persona u paraqitën në një gjykatë të Tel Avivit ditën e premte, ndërsa nisi procesi për vrasjen e dy personave, jashtë një qendre të komunitet homoseksual në vitin 2009.

Tre të pandehurit dyshohet se realizuan një pritë dhe qëlluan për vdekje një këshilltar 26-vjeçar të qendrës dhe një vajzë 17-vjeçare.

Vrasjet krijuan një “tërmet” të vërtetë në shoqatat LBGT në Izrael dhe në të gjithë botën, por provat e deritanishme tregojnë që krimi nuk ishte i motivuar nga urrejtja për këtë komunitet, por nga një hakmarrje e zakonshme.

Një person i katërt, i cili besohet se ishte anëtar i këtij komuniteti, u arrestua me dyshimin se pengoi drejtësinë që të hetonte për këtë sulm.

Ndërsa dinamika dhe kronologjia e këtyre vrasjeve pritet që të zbulohet tërësisht gjatë procesit, e përditshmja “Haaretz” deklaroi se të paktën dy prej të dyshuarve, kanë lidhje me dy organizata të njohura kriminale në Izrael dhe se kanë disa procedentë të mëparshmë penalë.

Vrasjet shërbyen për të hapur një debat të gjerë ndërgjegjësimi dhe tolerance në shoqërinë izraelite.

Tel Avivi, kryeqyteti i Izraelit, është një prej qendrave më të mëdha të komunitetit homoseksual në Lindjen e Mesme, një prej rajoneve me statistikat më të këqija në botë për respektimin e të drejtave të anëtarëve të këtij komuniteti.

Top Channel