Hungari, përmbytjet më të këqija të historisë

07/06/2013 13:30

Hungaria përgatitet që të përballet me përmbytjet më të këqija në historinë e saj moderne, ndërsa Danubi pritet të arrijë rekordin e prurjeve të tij në fundjavë.

”Jemi duke u përballur me përmbytjet më të këqija të historisë”, paralajmëroi kryeministri Viktor Orban, i cili i bëri thirrje banorëve që të mos rrezikojnë, e të largohen sa më shpejt nga zonat më të rrezikuara.

Lumi i dytë më i gjatë i Europës, Danubi, pritet që të arrijë lartësinë e tij maksimale në kryeqytetin hungarez, Budapest, gjatë ditëve të ardhshme.

Një gjendje urgjence kombëtare është deklaruar dhe me mijëra vullnetarë punuan për të ndërtuar barrikada mëngjesin e së premtes.

Niveli i ujit të Danubit në shtratin e tij në qytet pritet të arrijë deri në 8.85 metra thellësi, 25 centimetra mbi rekordin e vendosur më parë gjatë 2006-s.


Harta e lumenjve te dale nga shtrati ne Europe, marre nga BBC

Nëse prurjet do të jenë të tilla, do të jetë e pashmangshme që disa prej pjesëve qëndrore të Budapestit të përfundojnë nën ujë.

Aktualisht, një situatë e vështirë është krijuar prej Danubit edhe në Austri.

Në Gjermani, lumi i Elbës ka përmbytur disa qytete, midis të cilëve Dresdenin, Hallen dhe Pasaun, ndërsa në Republikën Çeke, Vistula ka dalë nga shtrati i tij në kryeqytetin Pragë.

Top Channel