Flamur gjigant kuqezi në stadium

07/06/2013 00:00

Rezultatet në rritje të kombëtares shqiptare kanë ngrohur zemrat e
tifozerisë durrsake.

Prej një jave disa qindra punonjëse të një
rrobaqepësie kanë punuar për realizimin e flamujve që do të veshin
kuqezi stadiumin “Qemal Stafa”, në pritje të ndeshjes që do të ndiqet me
interes të madh në të gjithë hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Flamuri
kryesor është i gjatë 60 metra dhe i gjerë 40 metra, me një peshë totale
prej afro 400 kg.

Ai do të vendoset mbi tribunën kryesore të stadiumit, ndërkohë që vazhdon me intensitet përgatitja e dy flamujve të tjerë në përmasat 120 metra të gjatë dhe 2 metra të gjerë.

Pritshmëria për këtë ndeshje në Durrës, ashtu si në të gjithë vendin është mjaft e lartë për shkak të qenies pranë një kualifikimi historik për në Botërorin Brazil 2014.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta