Vetëm dhjetë ditë pas festimeve për fitimin e Çmimit të Madh të Monakosë, Mercedesi përballet me mundësinë e penaliteteve, informoi të premten Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).
Së bashku me Mercedesin, në gjykim është vendosur edhe furnizuesi i vetëm i gomave te Boterorit, “Pirelli”, për realizimin e një testi të paautorizuar të gomave.
Gjykata e FIA-s, ku është referuar çështja, ka të drejtë që të vendosë gjoba dhe sanksione, që mund të shkojnë deri në përjashtim nga Botërori.
Hetimi ndaj Mercedesit nisi pasi Red Bulli dhe Ferrari paraqitën të dyja një protestë zyrtare, mbi faktin që skuadra gjermane ndihmoi Pirellin në realizimin e disa provave për gomat në Spanjë, ne nje test 3-ditor, më parë gjatë majit.
FIA imponon një kalendar strikt për skuadrat, për kohën në të cilën lejohet që ato të zhvillojnë prova, prandaj testimet, të referuara nga komisarët e pistës, përbëjnë një shkelje të rregullores.
Top Channel