F1, Di Resta më i shpejti i Montrealit

07/06/2013 18:10

Në një pistë fillimisht të lagur e më pas të thatë, ishte Paul Di Resta ai që regjistroi kohën më të mirë të provave të para të lira të Cmimit të Madh të Kanadasë.

Piloti i Force India la pas Jenson Button (McLaren) dhe Romain Grosjean (Lotus).

Në vend të katërt Fernando Alonso me Ferrari, i ndjekur nga Raikkonen (Lotus), Ricciardo (Toro Rosso) dhe Rosberg (Mercedes).

I nënti tre herë kampioni i botës dhe lideri aktual i renditjes së përgjithshme për pilotë, Sebastian Vettel (Red Bull).

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Kanadasë do të zhvillohen të shtunën në orën 19:00, ndërsa gara të dielën në orën 20:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA