“Dashuria e ndaluar” Obama-Jinping

07/06/2013 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping do të marrin pjesë në një samit të përbashkët në Rancho Mirage në Kaliforni. Organizatorët janë treguar të kujdesshëm për të hequr nga ky samit temat e nxehta mes dy vendeve.

Nuk do të diskutohet për të drejtat e njeriut në Kinë, për sulmet kibernetike që Uashingtoni akuzon Pekinin dhe as për sigurinë në Azi, e sidomos në Gadishullin Korean.

Pikërisht mospërfshirja e këtyre cështjeve në këtë samit ka frymëzuar revistën “The Economist” që në një artikull të saj ka thumbuar me foton ilustruese, ku Obama dhe Xi Jinping paraqiten si dy personazhet e filmit “Brokeback Mountain”.

Filmi bën fjalë për “dashurinë e ndaluar” të dy homoseksualëve dhe në vitin 2006 është nderuar me tre cmime “Oscar”.

Në foto “The Economist” thumbon edhe më tej me mbishkrimet: “The Summit”, protagonistë Barack Obama dhe Xi Jinping. Ai i vodhi zemrën (dhe më pas pronën e tij intelektuale). Team America takon Kung Fu Panda-n”.

                Poster nga filmi me protagonistë Heath Ledger dhe Jake Gyllenhaal

Top Channel