Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE
Ushtari amerikan Robert Bales ka shmangur dënimin me vdekje për vrasjen e
16 civilëve afganë vitin e kaluar, pasi një gjykatë ushtarake pranoi
vetëdeklarimin e tij fajtor.
Më herët Bales pranoi vrasjen e civilëve afganë, duke thënë se, “nuk kishte një arsye të fortë në botë për të kryer atë masakër”.
Ai tha se ishte larguar nga baza amerikane në provincën e Kandaharit dhe kishte sulmuar dy fshatra në afërsi të saj në orët e para të marsit 2012.
Një juri do të vendosë tani nëse dënimi me burgim të përjetshëm do të përmbajë mundësinë e lirimit me kusht. Seanca ku do të jepet vendimi është caktuar për më 19 gusht.
Gjyqtarit, njëkohësisht komandantit të bazës ushtarake në shtetin e Uashingtonit ku u mbajt seanca, iu kërkua që të pranonte çdo marrëveshje që do të vinte nga pranimi i fajit nga marinsi.
Në fillim të seancës, ditën e mërkurë, gjyqtari i çështjes, koloneli Jeffrey Nance i kërkoi Bales që të përshkruante motivet përse ndihej fajtor. Ushtari lexoi një deklaratë ku përshkruante në detaje çdo vrasje të kryer:
“U largova nga baza dhe shkova në fshatin e afërt Alkozai. Teksa ndodhesha atje, pash një femër që ishte ‘Naikmarga’. Isha i vendosur të vrisja një ‘Naikmarga’ dhe e vrava duke e qëlluar me armë zjarri. E kreva këtë veprim pa asnjë justifikimi ligjor, zotëri”, tregoi marinsi duke iu drejtuar trupit gjykues.
I pyetur përse i kreu vrasjet, ai u përgjigj: “Zotëri, këtë pyetje ia kam bërë vetes miliona herë që atëherë. Nuk ka asnjë arsye të fortë në këtë botë përse unë bëra ato gjëra të tmerrshme”.
Top Channel
Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE