Siria, SHBA dënon pushtimin e Qusair-it

06/06/2013 03:00

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin e ushtrisë siriane në Qusair, një qytet strategjik, mbi të cilin regjimi i Assad ka siguruar kontrollin pas një rrethimi të përgjakshëm.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se forcat pro-qeveritare kanë patur qartazi nevojë nga “partnerët e tyre tiranë”, Hezbollahu dhe Irani. Dëshmitarë thonë se Qusair-i është kthyer tashmë në një gërmadhë.

Ndërkohë, Franca ka thënë se provat në rritje të përdorimit të armëve kimike në Siri “detyrojnë komunitetin ndërkombëtar të ndërhyjë”. Gjithsesi, presidenti Francois Hollande, paralajmëroi: “Ne mund të veprojmë, vetëm brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar”.

Ai foli vetëm pak orë pasi forcat qeveritare në Siri rifituan kontrollin e plotë të Qusair-it, pas luftimeve të ashpra që kanë zgjatur rreth 3 javë.

Një ekip i BBC-së, i cili ishte ndër të parët gazetarë perëndimorë që kanë vizituar qytetin, thanë se nuk kishin parë qoftë edhe 1 ndërtesë të vetme, që t’i kishte shpëtuar shkatërrimit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar në përcaktimin e një date për bisedimet e propozuara për paqe. I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, tha se konferenca ndërkombëtare duhet të mbahet tashmë në korrik, më mirë se sa në qershor, siç ishte parashikuar.

Ai e quajti mungesën e një marrëveshjeje mes Washington-it dhe Moskës si “shqetësuese”, por theksoi gjithashtu se asnjëra nga palët e përfshira në konfliktin e Sirisë nuk ishte e gatshme për t’u ulur për bisedime.

Më shumë se 80 mijë njerëz janë vrarë në Siri dhe më shumë se 1,5 milionë janë larguar nga vendi, që kur trazirat kundër presidentit Bashar al-Assad nisën në 2011-n, sipas përllogaritjeve të OKB-së.

Top Channel