Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE
Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur, pas shembjes së një ndërtese në qendër të qytetit të Philadelphia-s, bëjnë të ditur zyrtarë të zjarrëfikësve.
Ndërtesa 4-katëshe u shemb, duke dërguar pjesë të rrënojave deri në një dyqan armatimesh. Shembja ndodhi rreth orës lokale 10:30. Ndërtesa ishte duke u prishur, e megjithatë shkaku i shembjes ende nuk dihet, thanë zyrtarët.
Të 14 të plagosurit u transportuan në spital dhe kanë marrë plagë të lehta. Ndërtesa e shembur kishte ambiente komerciale dhe rezidenciale.
Komisari i zjarrëfikësve, Lloyd Ayers, tha se kërkimet do të vazhdojnë me ndihmën e qenve të kërkim-shpëtimit, deri sa ata të jenë të sigurt se asnjë tjetër nuk ka mbetur nën rrënoja.
Dëshmitarë thanë se dëgjuan një zhurmë kumbuese pak përpara shembjes. “Isha duke vështruar dritaren time dhe njerëzit që punonin në ndërtesë. Më pas, e vetmja gjë që di, është se dëgjova sikur diçka ra përtokë”, tha Veronica Haynes, e cila ishte në një apartament pranë vendngjarjes. “Më pas, siç keni parë, i gjithë blloku i murit ra poshtë, duke prekur edhe ndërtesën tjetër”.
Top Channel
Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE