Obama riformaton ekipin e Sigurisë Kombëtare

06/06/2013 05:15

Me një lëvizje të ditës së mërkurë, presidenti Barack Obama ka arritur të riformatojë ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, duke afruar besniken e tij prej një kohe të gjatë, Susan Rice, në Shtëpinë e Bardhë dhe duke zemëruar kritikët republikanë të ambasadores amerikane në OKB.

Obama shpalli në Parkun e Trëndafilave, të Shtëpisë së Bardhë, se Rice, e cila u përball me polemika politike në lidhje me sulmin terrorist në Benghazi të Libisë, do të zëvendësojë Tom Donilon, në prag tërheqjeje, në postin influencues të Politikave të Jashtme, si këshilltare e Sigurisë Kombëtare.

Donilon do të tërhiqet në korrik, pas takimit të kësaj jave mes Obama-s dhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Presidenti tha gjithashtu se do të kandidojë Samantha Poëer, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për postin e pasueses së Susan Rice në Kombet e Bashkuara.

Duke zgjedhur 2 gra, të njohura si avokate të të drejtave të njeriut, përfshi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Libi me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Obama dha shenjat e një politike të jashtme potencialisht më të fuqishme, në mandatin e tij të dytë.

Top Channel