Meta në Top Story, roli LSI-së brenda Aleancës së majtë

06/06/2013 00:00

Jemi 17 ditë larg zgjedhjeve, e sondazhet tregojnë që opozita e bashkuar dhe aleatët duken se po e rrisin distancën nga konkurrentët e kampit të djathë, por megjithatë, në mënyrë paralele është i ndezur debati se çfarë po ndodh në gjirin e kësaj mazhorance potenciale të ardhshme të majtë dhe a ka probleme brenda koalicionit.

Kjo vjen për vetë faktin që aleati kryesor i Ramës është LSI e Ilir Metës. Ish-kryeministër, një përsonazh që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe që shpesh ka përcaktuar fituesin nga humbësi, shtrohet natyrshëm pyetja nëse ai do të jetë një partner besnik apo njeriu që do të përcaktojë rregullat e lojës.

Për këtë dhe për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve të tjera, i ftuari i radhës i Sokol Ballës në “Top-Story – Shqipëria Vendos 2013”, ishte vetë Ilir Meta, i cili u vendos përpara pyetjeve të programit, të analistëve Zaloshnja, Babaramo e Çili dhe publikut, të përfshirë në emision nëpërmjet rrjetit shoqëror “Twitter”.

Sokol Balla – Zoti Meta, mirëseerdhët në këtë studio dhe faleminderit për durimin që tregoni për të qenë këtu sa herë ju kemi kërkuar.

Ilir Meta –
Ju falenderoj juve. Prezenca në këtë studio është një kënaqësi dhe detyrim.

Sokol Balla – Në ditët e fundit, kemi një rritje të toneve në fushatë. Kemi fillimin e të ashtuquajturës fushatë negative me rritje tonesh të ashpra nga kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ka pasur edhe incidente, si në ditët e sotme me deputetët tuaja në qarkun e Kukësit.

Ilir Meta – Kryesorja në këtë moment është arritja e standarteve më të rëndësishme në këto zgjedhje, nga vetë qytetatët tanë, që në 24 qershor, pavarësisht nga rezultati duhet të ndihen të qetë që vota e tyre është e çmuar dhe vlerësuar në terren, por edhe parnerët tanë ndërkombëtare duhet të ndihen të qetë e të vlerësuar, sepse pas miratimit të tre ligjeve, testi i radhës janë zgjedhjet.

Incidenti është për të ardhur keq. Ndodhi sot, kur deputetët e LSI në rrethin e Hasit, në mënyrë arbitrare janë bllokuar nga policia, që ka bllokuar automjetin e tyre, pa asnjë shkak për disa orë, deri sa u bë reagim publik dhe çështja u mbyll. Kjo është një sjellje shumë e vjetër, e viteve 1994-96 e ndaj shpresoj të jetë vetëm një episod papërgjegjshmërie i autoriteteve lokale dhe jo i ministrit Noka e Policisë së Shtetit, që kanë detyrim të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Sokol Balla – Rama, nga Kukësi, pati gjithashtu fjalë të ashpra ndaj Nokës, që është edhe kandidati që kryeson listën në Kukës. Përse Kukësi po kthehet në një histori interesante të këtyre zgjedhjeve, edhe pse duket si histori e mbyllur nga pikëpamja e shifrave?

Ilir Meta – Nuk është thjesht çështja e Kukësit, por fakti që në përgjithësi ekziston një dëshirë e fortë e shumicës së qytetarëve për një ndryshim dhe ka shumë arsye për këtë. Duke qenë se përmendët Kukësin, vendimi i kryebashkiakut për t’iu bashkuar LSI-së, ishte i vlerësuar dhe i mirëpritur. Ju përmendët rastin e Kukësit, por ka bërë përshtypje fakti që në këto katër vite, që kur është inaguruar rruga e kombit, ai investim madhor mbi 1mld dollarë, nga i cili Kukësi përfiton shumë në reduktimin e distancës me Tiranën dhe pjesën tjetër të vendit, ka ndodhur që në katër vjet nuk janë shtuar vendet e punës, por familjet që mbijetojnë me asistencë sociale. 2 mijë familje nga 4 mijë mbijetojnë vetëm me asistencë 30-40 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra rruga, pa dyshim është një mundësi e madhe për zhvillim, por nuk e sjell automatikisht atë nëse nuk realizon politika të tjera mbështetje zhvillimore nga ana e qeverisë, siç dëshmon fare qartë edhe rasti i Kukësit.

Sokol Balla – Ka pasur shumë debat pas vizitës së fundit të zotit Moore, drejtori i Departamentit të Shtetit për Europën dhe Azinë, që sipas tij, tashmë është Kolegji Zgjedhor që i jep një zgjidhje KQZ-së. Si e komentoni këtë dhe a mendoni që ende mund të ketë një zgjidhje për KQZ-në?

Ilir Meta – Ne nuk i kemi hequr vizën KQZ-së, por këtë e ka bërë Berisha, me sjelljen arrogante që bëri ndaj saj. Natyrisht që ka qenë vetëm në dorën e tij e nëse reflekton, për të vendosur besim dhe bonsens, kjo është gjë tjetër. Megjithatë, ai është i vendosur të mos bëjë hap mbrapa, edhe pse besoj që e ka kuptuar që ka bërë një gabim, ndërsa ne jemi të vendosur të ecim përpara. Do të jemi në çdo qendër votimi me komisionerët tanë, votat do i hedhin shqiptarët, e natyrisht që KQZ mund të vazhdojë kështu si është. Askush nuk duhet të mendojë që institucionet legjitime sipas kodit mund të eklipsohen kështu.

Sokol Balla – Një javë më parë, nga kjo studio, kandidatja juaj për deputete, Kleida Gjosha, foli për një rol historik të LSI-së në miratimin e tre ligjeve. Cili është komenti juaj për këtë?

Ilir Meta – Unë besoj që është një rol i tillë dhe e nënvizoj, se institumi ynë për të miratuar ligjet tani kishte të bënte me faktin që nëse do të shtyhej në shtator apo tetor, nuk do të mund të merrnim dot statusin e vendit kandidat brenda vitit. Kjo ka qenë diçka e diskutuar qartë edhe me kosmionerin Fyle, ndaj mundësia më e shpejtë për miratimin e këtyre ligjeve ishte ajo që u ndoq.

Henri Çili – Me të gjithë respektin për pyetjet hyrëse të zotit Balla, unë do të thoja që kemi ftuar Metën për disa gjëra më esenciale se ndihma sociale në Kukës. Një prej këtyre gjërave është panatyrshmëria e fushatës në dy dimensione. Nuk flas për rikthimin me të majtën, diçka le të themi logjike duke parë profilin e LSI-së, por kemi një pozicion të panatyrshëm në fushatë, pa kundërshtim të madh ndaj Berishës e pa ndonjë partneritet të natyrshëm me Ramën. Si të thuash, as me opozitë të vërtetë, as me partneritet të vërtetë me Ramën. Është e qëllimshme, është rastësore, strategjike, si e shpjegoni?

Ilir Meta – Mendoj se LSI është një forcë politike që ka historinë e saj, ka veçantinë e saj, pozicionin e saj politik dhe është shumë e qëndrueshme dhe e natyrshme në pozicion që ka. Në raport me qeverinë, që në momentin kur konsiderojmë të mbyllur marrëveshjen 4-vjecare për bashkëqeverisje, kemi të bërë të ditur arsyet e këtij divorci, siç ka qenë përqendrimi i pushteteve, zgjidhja e njëanshme e presidentit dhe çështje të tjera të lidhura me politikën e ekonominë. Ne mendojmë që këto ekuilibra demokratikë do të rivendosen përmes një qeverie të re. Natyrisht, askush nuk duhet të presë nga unë që të akuzoj apo të shaj Berishën, për shumë arsye. E para sepse kjo s’na ndihmon të evidentojmë më mirë qëndrimet dhe problemet e vendit. E dyta, nuk është etike sepse përpara disa muajsh bashkëpunonim bashkë, ndërsa raportet brenda koalicionit, janë konstruktive, prioritetet dhe objektivat e përbashkëta, ndërsa çështja që përse e bëjmë fushatën veçmas dhe jo bashkë, më duket si e stisur, sepse të gjitha po e bëjnë në këtë mënyrë. Ajo që ka nevojë vendi është një forcë të përqendrojë vëmendjen tek problemet e vendit, e jo të tregojë besnikëri ndaj aleatit të ri e armiqësi ndaj tjetrit. Në fund të fundit, vendi ka nevojë për një standart të ri e ne ndiejmë që ky qëndrim i LSI-së e çon përpara politikën.

Henri Çili – Në dy zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ju keni përcaktuar fituesin dhe humbësin. A po përsërisni një fabul, që për herë të parë, të jeni ju fituesi taktik i këtyre zgjedhjeve?

Ilir Meta – Ne duam që fitues të jenë të gjithë qyterarët dhe e ardhmja e vendit. Kjo nuk është një retorikë apo prapagandë. Qytetarët duhet të jenë sa më pak nën trysni. Ju jeni analistë dhe e keni parë fushatën e shumë vendeve, e nuk ka gjëkundi 10 orë live mitingje. Ka shumë politikë në jetën shqiptare e shumë pak produkt ndaj përkujdesjes sociale të problemeve, pak debat për ekonominë dhe në këtë kuptim, ne mendojmë se duhet ta bëjmë politikën më tokësore dhe njerëzore.

Ilir Babaramo – Zoti Meta, në lidhje me situatën ekonomike të vendit, cila është strategjia juaj për të zgjidhur problemet me huatë e këqija e borxhin shtetëror, që po shndërrohen në “nyjen gordiane”, atë nyje që mban të lidhur zhvillimin e ekonomisë shqiptare?

Ilir Meta – Mendoj se kjo është një situatë tërësisht e zgjidhshme. Është e vërtetë që jemi në një situatë ekonomike në prag kolapsi, për arsye sepse mendoj që ka munguar vullneti për t’i zgjidhur problemet ditë pas dite. Në rastin konkret, biznesi është në gjendje shumë të vështirë dhe ka munguar transparenca për punët publike të papaguara dhe rimbusrsim e TVSH-së bizneseve, sepse siç u përmend këtu, në mirëbesim me qeverinë e tyre, bizneset që kanë bërë ujësjellësja e shumë të tjera, kanë marrë kredi në bankë me shpresën që do të marrin paratë nga qeveria shpejt dhe situata e tyre është përkeqësuar. Biznesi ka arritur në gjendje kritike, ku në vend të bëjë investime, vetëm heq nga puna për të ulur kostot dhe mbijetuar. Në këtë kuadër, absolutisht e para do të jetë identifikimi i këtij borxhi ndaj biznesit, që luhatet midis 350-450 milionë euro sipas vlerësimeve paraprake, qoftë duke rritur disi kufirin e borxhit, që më pas do të ulet automatikisht nga shlyerjet që do të bëjnë bizneset në funksion të këtij elementi zinxhir, qoftë më pas me manovra të tjera. Pra ekzistojnë disa munësi, por s’ka pasur një vullnet dhe problemi kryesor është që kryeministri ka pasur mendimin që Shqipëria është në situatë të mirë, duke mos pranuar krizën që në fillimet e saj. Kjo lloj vetkënaqsie ka vonuar reformat e domosdoshme dhe zgjidhjen e disa situatave kritike.

Një ditë më parë, në Top Story, kandidati i pavarur i qarkut të Fierit, Dritan Prifti shprehu bindjen për fitoren e mandatit të tij në këtë qark dhe aludoi se kreu i LSI-së, Ilir Meta kaloi majtas për të marrë mandatet dhe për t’i kaluar ato djathtas, si pjesë e një marrëveshje të fshehtë me Sali Berishën. Këtyre dyshimeve të Dritan Priftit, Meta iu përgjigj:

“Më vjen keq që i keni krijuar këto harxhime të kohës sepse kapitullimi me votë është i vetmi që do ndodhë jo vetëm në Myzeqe, por në të gjithë Shqipërinë. Asnjë shqiptar nuk do të ketë asnjë shqetësim sepse vota e tyre do të ruhet, vota e kujtdo do të jetë votë e ruajtur, e mbrojtur nga LSI”, tha Meta.

Skepticizëm për fitoren e Priftit shprehu edhe analisti Zaloshnja: “Kam sjellë si shembull Priftin si anëtar të një partie të voglë, por të mos harrojmë që ishte kandidat i një partie. Ndoshta duhet t’ia ul pak optimizmin, por tani që është pa fanelë të LSI-së do ta ketë shumë herë më të vështirë se në 2009. Një fakt i thjeshtë, pas 2 vjetësh u bënë zgjedhjet lokale dhe Prifti bëri fushatë për PS dhe nuk kishte efekt tek LSI. Në katër zgjedhje ku ka marrë pjesë LSI ka qenë faktori kryesor që ka përcaktuar kryeministrin e vendit dy herë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës dy herë. Kalimi në koalicionin e majtë është një bast personal me ju për të vërtetuar atë që është vërtetuar 4 herë në 4 zgjedhje. Zgjedhjet janë një bast i mirë për ju që LSI është forca përcaktuese e pushtetit qendror në Shqipëri dhe Bashkisë së Tiranës? Nëse nuk e vërtetoni, si do reagoni?

Ilir Meta: Po e nis nga Fieri. LSI në Fier po punon për mandatin e tretë. Elektorati i LSI-së në Fier është nga më të qendrueshmit në shkallë vendi kështu që e mbyllim këtë cështje. Basti im nuk është as t’i prish karrierën Berishës dhe as t’ia rregulloj Ramës dhe as të rregulloj ambicien time. Sfida e LSI-së është që të ndihmojmë vendin të shkëputet nga kjo mënyrë e të bërit politikë deri më tani duke goditur njëri-tjetrin e duke harruar problemet e qytetarëve. Jam i bindur që maksimizimi i votave dhe kthimi i tyre në mandate do të jetë shumë i suksesshëm, por suksesi do të jetë edhe fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

Henri Çili: Deri në çfarë niveli i besonit udhëheqësit të koalicionit tuaj?

Ilir Meta: Nuk kemi përpara një oborr personal. Unë kam treguar dhe LSI si forcë politike ka gjetur forca dhe kurajo për t’i shërbyer të ardhmes. Ky është një koalicion i natyrshëm pavarësisht nga e kaluara problematike. Koalicioni duhet të kishte ndodhur që para 2009 dhe dihen arsyet, por tani kemi të bëjmë me një reflektim. Është një përgjegjësi e jona që t’u japim një mundësi forcave të majta për të drejtuar vendin.

Eduard Zaloshnja:  Keni diskutuar për situatën ku ndodhet buxheti i shtetit, ajo që shtohet çdo vit, borxhi i ri, shkon vetëm për të paguar interesat e borxhit të vjetër. Do të jetë FMN dhe BB për të ndihmuar ristrukturimin e borxhit si baza e gjithë ekonomisë?

Ilir Meta: Ekonomia jonë ka nevojë për ristrukturime të shpejta, të thella dhe afatgjata që të ndërrojmë modelin. Për këtë program ristrukturimi do të tërheqim ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe të ruajmë bashkëpunimin me BB dhe FMN. Për formën dhe mënyrën se si do të realizohet ky bashkëpunim mendoj që ka kohë për vendimmarrje, por programi i ristrukturimit është shumë i rëndësishëm për të krijuar një histori të re në ekonominë tonë, por edhe me biznesin, sepse edhe ai ka nevojë për ristrukturim.

Ilir Babaramo : Fund-vitin e kaluar patëm një rritje të patriotizmit që shpërtheu në deklarata për bashkim si pasaporta për të gjithë, por për mua bashkimi nis nga ekonomia dhe pjesë e ekonomisë është energjia dhe natyra u ka dhënë shqiptarëve një mrekulli. Këtej me ujë andej me qymyr. A do të ketë një bashkëpunim që do të nisë nga linja e intekonjeksionit që dështoi dhe pse ajo dështoi?

Ilir Meta: Sipas vlerësimit tim nuk ka qenë e justifikuar kjo vonesë, por e rëndësishme është që ne vazhdojmë të paguajmë interesa, sepse kredia është dhënë ashtu edhe pavarësisht se projekti nuk ka nisur ende. Është shumë e rëndësishme që të bëjmë projekte të përbashkëta që ndihmojnë Kosovën dhe Shqipërinë që kanë një potencial mjaft të rëndësishëm energjitik që maksimizon leverdisshmërinë e energjisë elektrike.

Sokol Balla: Kanë nisur hetimet nga prokuroria për dështimin e privatizimit të Albpetrol dhe janë disa ish-zyrtarë të LSI-së nën hetim. Mendoni se kjo është tendencioze?

Ilir Meta: Të gjithë zyrtarët e LSI-së kanë zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, por hetimet duhet të shkojnë përpara dhe publiku ka nevojë për transparencë. Nuk mendoj se është tendencioze, por mendoj se kompania konsulente ka përgjegjësi për cështjene në fjalë të veprimeve bankare. Por prokuroria duhet të bëjë punën e saj.

Gjatë një takimi elektoral në qarkun e Beratit, Nasip Naço foli për Ilir Metën kryeministër pas 23 qershorit. Menjëherë më pas kjo deklaratë është rrëzuar me takt si nga Edi Rama ashtu edhe nga vetë Meta. Ndërkohë, në Gjirokastër Vangjel Tavo denoncoi atë që ai e quajti një bashkëpunim të fshehtë të PD-së dhe PS-së në dëm të LSI-së. Meta komentoi si deklaratën e Naços ashtu edhe denoncimet e Tavos.

Ilir Meta: S’duhet të diskutoj faktin nëse duhet të vijë një term për luajalitetin asnjë dyshim nuk duhet të ngrihet ndaj LSI-së dhe ndaj Ilir Metës. Nuk ka asnjë politikan që të deklarojë se Ilir Meta ka prishur marrëveshjen. Ne i kemi qendruar marrëveshjeve me PD pavarësisht se kemi patur disa kundërshti, por ne respektuam marrëveshjen. Nuk mendoj se duhet të vijë një diskutim i tillë. Përpjekja dhe diversionet që bëhen janë rezultat i frikës për fitoren e përmasave të mëdha. Sa i takon Gjirokastrës, ka cështje të tillë. Angazhimi i gjithë kandidatëve të LSI është i qytetëruar dhe kërkojnë votën për LSI, dhe jo për të bërë diversion.

Ilir Babaramo: U shkëputët nga Berisha sepse vuri në dorë të gjitha institucionet?

Ilir Meta: Ne jemi në funksion të një projekti të përbashkët. Nuk jemi në funksion të ambicieve individuale. Nuk duhet kthyer jeta politike në një tërheqje litari pa kuptim se kush e tërheq më shumë nga ana e tij. Nga vota e 23 qershorit do të hidhen themelet më të sigurta të të gjitha institucioneve. Do të nisim një histori të re për vendin sepse 23 vjet nukë shtë pak, por është shumë sepse nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime si në të shkuarën.

Henri Çili: Flisni për një ekuilibër të ri politik. Këto institucione që janë në Shqipëri, a nuk janë ato institucione të ngritura nga vota Meta-Berisha, psh presidenti?

Ilir Meta: Kemi patur një marrëveshje 4-vjecare me PD dhe pjesë ka qenë edhe presidenti. Unë bëra përpjekje të mëdha për gjetjen e një emri konsensual. Vlerësoj se nuk u bënë përpjekjet maksimale si nga Berisha ashtu edhe nga opozita. Patëm edhe dorëheqje të kandidaturave që prodhuan një situatë ku presidenti doli nga radhët e PD, më pas keni disa zhvillime të tjera në paralment. Në këtë këndvështrim, mbyllja e marrëveshjes me PD ka aptur në konsideratë edhe këtë fakt ku PD mori shumë më tepër se sa mund të mbajë një parti përgjegjësi në një sistem demokratik. Duket që ka një ndikim më të madh të kryeministrit edhe në vendimet e presidentit. Unë mendoj se presidenti është i ndikuar nga kryeministri. Presidenti do të jetë edhe pas 23 qershorit dhe do të marrë vendime, por do të ketë transparencë.

Zaloshnja : Kemi një situatë teorike që është ngritur nga një konstitucionalist. Mund të kemi që koalicioni i majtë të ketë më shumë mandate, por PD merr më shumë mandate se PS, nëse nishani mandaton PD, berisha do të kërkojë votën nga anëtarë të partisë dhe koalcionit tuaj…. Nëse nishani do të bëntë këtë, a do të ishte kjo në shkelje të Kushtetutës?

Ilir Meta: Nga pikëpamja juridike nuk e kam të qartë këtë ligj. LSI nuk do të bashkojë votat me PD. Në momentin që është përcaktuar në koalicion parazgjedhor, LSI është përcaktuar në qeverisje me Aleancën ose në opozitë me Aleancën. Por unë nuk besoj që zoti Berisha ta merrte këtë mandatim, dhe nuk besoj as që zoti Nishani ta japë atë. Nuk kam asnjë dyshim që s’do të ketë asnjë nga kandidatët e mi që të shndërrohen në një mandat të artë për Berishën. Për ne e rëndësishmë është që të punohet për këtë fitore dhe marrëveshjen ta zbatojmë që vendi të hyjë në perspekivë të re të pandalshme zhvillimi dhe përparimi dhe e majta të vendosë në punë të gjitha potencialin që ka për të rritur cilësinë e qeverisjes.

Sokol Balla: Rama ka shpërndarë një mesazh ku flet se si në Tiranë, ne thotë Rama jemi në prag të mandatit të 18-të, por forca luftoni se shumë se pak vota e ndajnë këtë mandat. Mendoni që Rama kur thotë ne nënkupton edhe ju?

Ilir Meta: Kjo pyetje për mua nuk është mjaft e rëndësishme. Rezultati për LSI-në do të jetë spektakolar në Tiranë, Fier, Berat dhe gjithë Shqipërinë. Për ne nuk kanë rëndësi sondazhet që nuk ndikojnë fare. Tek qytetarët ndikon mesazhi dhe sintonia që forca politike ka.

Sokol Balla: Do ju shohim ndonjëherë bashkë me Ramën në këtë fushatë?

Ili Meta: Kemi qenë bashkë disa herë, po nëse ju doni që të mos merremi me votat dhe të rrimë me njëri-tjetrin?!….

Henri Çili: A ka program të përbashkët ky koalicion?

Ilir Meta: Ka objektiva të përbashkëta që cojnë automatikisht në programe të përbashkëta. Sa i takon LSI-së, për ne themelore mbetet ristrukturimi i ekonomisë dhe realizimi i një ekonomie që prodhon, dhe cdo gjë tjetër e shikojmë në funksion të kësaj. Për ne është e rëndësishme të kuptojmë që taksat nuk janë objektiv, por janë instrumente stimuluese për sektorë të ndryshëm. Shqetësimi ynë është parimor, që ne të ruajmë dhe të thellojmë avantazhet në raport me vendet e tjera të rajonit për të tërhequr investitorë të huaj, sepse kjo krizë është një mundësi për të tërhequr investitorë.

Ilir Babaramo: Po për punësimin, mendoni se ky zhvillim është afatshkurtër?

Ilir Meta: Ne kemi një plan shumë të qartë për të gjitha fushat që nis me bujqësinë dhe vazhdon me industrinë, shërbimet dhe gjithë fushat e tjera. Vërtet ne kemi vënë një theks të vecantë biznesin fason. Ky biznes zgjidh shumë probleme sociale punësimi të grave. Aftagjatë është industria e përpunimit të mineraleve apo energjitika.

Zaloshnja : A merrni zotimin që me ardhjen në pushtet buxheti do riorientohet sërish tek investimet?

Ilir Meta: Vendi ka nevojë për investime të mëdha që nuk mund të përballohen dhe realizohen vetëm nga buxheti i shtetit, ndaj është e domosdoshme që të ecim më shpejt, më solid me zhvillimin e partneriteti privat me angazhimin e privatit edhe në ivvestime që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe shërbimet publike dhe besoj që kjo është forma më e efektshme për të përmirësuar infrastrukturën dhe përmirësojmë shërbimet dhe mos rrisim borxhin. Unë besoj që kjo është rruga më e mirë.

Të premten luhet ndeshja Shqipëri-Norvegji, ndeshje që përkoi me fushatën elektorale. Shumë politikanë do të jenë nesër në stadium. Po Meta a do të jetë?

Ilir Meta: Jo nuk do të shkoj në stadium sepse mendova se meqë do shkojnë shumë politikanë, më mirë të shkoj një qytetar më shumë se sa një politikan më shumë. 

Top Channel