Florida, 84-vjeçarja rrëmben shumën e fituar

06/06/2013 04:30

Një 84-vjeçare nga Florida ka fituar “jackpot”-in e pandarë, më të madhin ndonjëherë në historinë e lotarisë amerikane, një shumë prej 590 milionë dollarësh.

Nënë e 4 fëmijëve, Gloria MacKenzie, e cila ka dalë në pension në Florida, nga Maine, e bleu biletën në Zephyrhills, më 18 maj.

Ajo preferoi të merrte një shumë të vetme, të majme prej 370 milionë dollarësh, se sa të gjithë shumën e fituar përgjatë 30 viteve të ardhshme.

Ajo u shfaq në selinë e lotarisë në Tallahassee me djalin e saj, por nuk foli për reporterët. Megjithatë, në një deklaratë, ajo tha se e kishte blerë biletën në një supermarket “Publix”, falë xhentilesës së një tjetër burri, i cili e kishte lënë të hynte para tij në radhë.

Shuma prej 370 milionë dollarë u reduktua në 278 milionë, pas taksave. Fituesi më i madh në lotari ka qenë për shumën e 656 milionë dollarëve, por të ndarë në 3 mënyra.

Zonja MacKenzie doli në pension në Zephyrhills më shumë se 10 vjet më parë, së bashku me të shoqin e saj Ralph. Ai ndërroi jetë në 2005-n.

Top Channel