“Sekretet e telefonit”/ Revista amerikane: Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbuloi negociata dhe transferta mbi 700 mln dollarë
Dy Koretë duket se kanë rënë dakord për të mbajtur bisedime për një zonë industriale të bashkëqeverisur, disa javë pasi atje u ndërprenë të gjitha operacionet.
Korea e Veriut propozoi bisedimet me Jugun në një deklaratë të lëshuar në orët e para të së enjtes, të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.
Në Korenë e Jugut, Ministria e Unifikimit deklaroi se e mirëpret propozimin, që vjen pas muajsh tensioni të lartë në gadishull. Zona industriale Kaesong, brenda territorit të Veriut, është një burim jetik të ardhurash për Penianin.
Por vetë qeveria veriore i tërhoqi punëtorët e saj në fillim të prillit pasi marrëdhëniet me Jugun dhe fqinjët e tjerë u përkeqësuan në fillim të 12 shkurtit, kur u bë dhe testi i radhës bërthamor.
Që atëherë, operacionet në këtë zonë, ku rreth 120 prodhues koreano-jugorë kanë punësuar rreth 53 mijë punëtorë koreano-veriorë, janë ndërprerë për herë të parë që kur projekti nisi nga puna një dekadë më parë.
Korea e Veriut deklaroi fundin e muajit të kaluar se do të ftonte biznesmenët e Koresë së Veriut për të diskutuar rifillimin e operacioneve, por Seuli e përjashtoi një gjë të tillë duke deklaruar se bisedimet duhet të mbahen në nivel qeverish.
Deklarata e publikuar në agjencinë KCNA, që i atribuohet Komitetit për Riunifikimin Paqësor të Koresë, thotë se vijat e kontaktit të ndërprera gjatë muajve të tensionit do të rivendosen nëse Jugu i pranon bisedimet.
Top Channel