Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE
Pesë mjekë nga 6 të tillë janë dënuar për vrasje me dashje, për vdekjen e Stefano Cucchi: I pari, Aldo Fierro, me 2 vjet, mjekët e tjerë, Stefania Cordi, Flaminia Bruno, Luigi de Marchis, Silvia di Carlo, me nga 1 vit e 4 muaj.
Rosita Caponetti me 8 muaj, për krimin e ideologjisë së rreme. 3 agjentët e burgut janë lënë të lirë për mungesë provash, ndërsa 3 infermierët janë liruar përfundimisht.
Gjatë seancës gjyqësore, njerëzit e pranishëm bërtisnin “vrasës”. Publiku mezi përmbahej, nga njerëzit e policisë.
Ilaria Cucchi, motra e Stefanos, pasi dëgjoi vendimin shpërtheu në lotë. “Nuk dorëzohem, kjo është drejtësi e padrejtë. Vëllai im vdiq për padrejtësi. Mjekët duhet të bëjnë llogari me ndërgjegjen e tyre, vëllai im s’do të kishte vdekur”.
Ilaria doli nga seanca mes duartrokitjeve të manifestuesve, që kërkonin dënimin e agjentëve dhe infermierëve. Të shumtë kanë qenë ata, që duke e shoqëruar jashtë, i thoshin: “Nuk të lëmë vetëm”.
Ndërsa Ilaria u është përgjigjur: “Të vërtetën e dimë ne, drejtësia nuk ka dhënë drejtësi. Nuk do të ndalemi këtu”.
“Ky është fundi i një makthi, drejtësia triumfoi”, ka thënë Nicola Menichini, një nga agjentët e policisë së burgjeve, i shfajësuar dje në proces.
Top Channel
Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE