Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, u dënua të mërkurën me dy vjet heqje lirie, pasi u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv.
Jansa, i cili ka drejtuar vendin në dy mandate të ndryshme, pranoi një rryshfet, për të favorizuar një kompani në një tender në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ekipi mbrojtës i ish-kryeministrit tha se gjyqi ishte i motivuar politikisht dhe se do të apelojnë vendimin.
Jansa u detyrua të jepte dorëheqjen më parë gjatë marsit, pas protestave popullore të motivuara nga korrupsioni i gjithpërhapur e recesioni ekonomik.
Sllovenia, ndonëse i konsideruar si vendi ish-jugosllav me mirëqënien më të lartë, përballet aktualisht me probleme të theksuara ekonomike, për shkak të borxhit të lartë kombëtar dhe mungesës së rritjes në tre vitet e fundit.
Aktualisht, në rrethet financiare përflitet vazhdimisht se Sllovenia mund të shndërrohet në vendin e ardhshëm të Eurozonës që do të kërkojë një dorëzani nga ana e Brukselit, për të shmangur falimentimin e financave shtetërore.
Top Channel