Përmbytjet “gjunjëzojnë” Europën Qëndrore

05/06/2013 15:30

Të paktën 1000 persona u shpërngulen nga Dresdeni, ndersa përmbytjet kërcënojnë pjesë të Gjermanisë Jugore, Austrinë dhe Republikën Çeke.

Të pakten 12 persona humbën jeten; 7 në Republikën Çeke, 3 në Gjermani, dy në Austri, ku dhe dy të tjerë rezultojnë të humbur.

Lumi Elba në qytetin historik të Gjermanisë pritet të shënojë, të enjten, nivelin më të lartë.

Hidrometri ka shenuar 8.27 metra, në disa zona ku lumi arrin normalisht një thellësi prej 2 metrash.

Fryrja e tij varet nga sasia e ujit qe mberrin nga Republika Çeke. Në disa pjesë të  Dresdenit, autoritetet hoqen energjine elektrike si mase mbrojtese.


Harta e permbytjeve ne Europe, marre nga “BBC”

Në qytetin lindor Halle, rrugët ishin te mbuluara nga uji. Duke iu referuar gazetës gjermane “Der Spigel”, niveli i ujit ka arritur nivelin me te larte në qytet, në këto katër shekuj.

Sipas autoriteteve lokale, presioni i ujit mbi diga sa vjen e shtohet dhe banoret ne disa pjese te qytetit u kane kerkuar ndihme autoriteteve per t’u larguar. Ne qytetin jugor te Pasaut, niveli i ujerave eshte ulur.

Në Krems te Austrise, autoritetet kane planifikuar te shperngulin banoret ndersa digat ne Danub rrezikojne te shemben.

Niveli i ujit eshte ulur në kryeqytetin çek, Prage, ku banoret dhe autoritetet iu frikesuan perseritjes se situates si ne vitet 2002 dhe 1997. Mijera çek braktisen shtepite ditet e fundit.

Top Channel