Juventusi marrëveshje me Tevezin

05/06/2013 00:00

Juventusi është mjaft pranë blerjes së “top player-it” të parë të premtuar nga drejtuesit. Sipas mediave italiane, drejtori teknik i bardhezinjëve, Marotta ka arritur marrëveshjen financiare me Carlos Tevez dhe tashmë pritet vetëm miratimi i City-t që s’besohet se do hapë probleme.

Të njëjtat burime thonë se është arritur marrëveshja mbi pagën e lojtarit, që në Angli merr 9 milion euro, ndërsa Juventusi më herët nuk ka pranuar të ofrojë më shumë se 5 milion. Agjenti i sulmuesit argjentinas, para pak ditësh tha se klienti i tij është i gatshëm të lëshojë pe nga paga e tij e majme deri në 6.5 milion euro në sezon dhe jo më shumë.

Se sa është paga që Tevez do të përfitojë në rast të kalimit në Torino mbetet ende për t’u zbardhur së bashku me detajet e tjera të kontratës.

Por përsa kohë nuk ka asgjë zyrtare Tevez mbetet ende lojtar i City-t dhe një nga objektivat e Juventusit, që së bashku me Jovetic kërkon të përforcojë sulmin për sezonin e ardhshëm.

Sa për sulmuesin malazez të Fiorentinës, oferta më e mirë e bardhezinjve ka qenë 12 milion euro plus Quagliarella-n dhe gjysmën e kartonit të të riut Marrone. Por skuadra e drejtuar nga Montela ka refuzuar këto ofertë duke mos këmbëngulur tek qendrimi i saj për 30 milion euro para të thata.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta