E bija e Micheal Jackson tenton vetvrasjen

05/06/2013 20:00

Paris Jackson, vajza 15-vjeçare e Micheal Jackson u shoqërua me urgjencë në një spital në Los Anxhelos, pasi tentoi vetvrasjen pasditen e së mërkurës.

Ende është e paqartë se nëpërmjet çfarë mënyre tentoi Paris të vetvritej, ndonëse burime jozyrtare spekuluan për marrjen e një mbidoze ilaçesh, por lajmi për tentativën u konfirmua nga burime brenda familjes dhe vetë nëna, Debbie Roëe.

Aktualisht, gjendja shëndetësore e 15-vjeçares paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.


Paris Jackson, ne hapat e saj te pare drejt rruges se nje karriere muzikore ne gjurmet e babait te saj

Një avokat i Katherine Jackson, gjyshes kujdestare, në një deklaratë shkruante se “vajza vazhdon të vuajë humbjen e babait”, por shtoi se një ngjarje e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.


E perlotur ne funeralin e babait, momenti i hidhur qe ndryshoi pergjithmone jeten e Paris Jackson

Në rrjetin shoqëror “Twitter”, e frymëzuar nga një tekst i këngës “Yesterday” të “The Beatles”, një ditë përpara tentativës së dështuar të vetvrasjes, Paris shkruante: “Dje, të gjitë telashet e mia dukeshin se ishin larguar larg, por sot janë rikthyer për të qëndruar”.


Lamtumira e Micheal Jackson. Paris permban lotet per te ngushelluar vellain e vogel (majtas) dhe Paris, ne krahet e halles, Janet Jackson

Nuk është e qartë nëse depresioni i adoleshentes është i lidhur vetëm me humbjen e babait dhe jetën e vetmuar që bën larg nënës natyrale apo për shkak të konflikteve brenda familjes Jackson për pasurinë e lënë nga Micheal, konflikte që kanë çuar deri në përballje fizike e ligjore midis motrave e vëllezërve të këngëtarit të ndjerë e tre fëmijëve të tij.


Paris Jackson, “lamtumira” e saj ne “Twitter”, nje dite perpara tentatives se vetvrasje: “Dje, të gjitë telashet e mia dukeshin se ishin larguar larg, por sot janë rikthyer për të qëndruar” dhe “Perse lotet jane te kripur?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA