Vetëvritet ylli i Bollivudit

04/06/2013 00:00

Jiah Khan, një figurë premtuese e kinemasë së Bollivudit, i ka dhënë
fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e së hënës në banesën e saj në
Mumbaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur të martën mediat indiane, sipas të cilave 25-vjeçarja po kalonte një periudhë depresioni për motive personale.

E rritur në Londër, aktorja debutoi për herë të parë si aktore protagoniste në vitin 2007, në filmin “Nishabd”, ku tregoi siguri në vetëvete dhe sex apeal.

Në vitet e mëvonshme Khan u zgjodh për të interpretuar në dy filma të tjerë, përkrah aktorëve më në zë të kinematografisë indiane, Aamir Khan dhe Akshay Kumar.

Top Channel