Të paktën 28 pasagjerë janë lënduar gjatë përpasjes së dy autobusëve në fshatin Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Të lënduarit janë dërguar për mjekim në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, ndërsa pesë  prej tyre janë transferuar në QKUK Prishtinë.Policia njofton se sipas raporteve mjekësore, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në momentin kur të dy autobusët po lëviznin në të njëjtin drejtim, dhe se nga pakujdesia e drejtuesit të autobusit i cili nuk kishte mbajtur distancën e duhur ndaj mjetit kishte para tij ka ndodhur edhe përplasja. Policia njofton se hetimet per të sqaruar plotësisht rrethanat e ketij aksidenti po vazhdojnë.

Top Channel