Roland Garros, eliminohet Federer

04/06/2013 18:50

Roger Federer është eliminuar në çerekfinalet e turneut Roland Garros, Grand Slam-i i dytë i sezonit.

Tenisti zviceran, numri dy i botës në renditjen ATP, është mundur në tre sete nga francezi Jo-Wilfried Tsonga me rezultatin 7-5, 6-3, 6-3.

Në mënyrë të habitshme Federer ka kapitulluar vetëm në 1 orë e 53 minuta lojë.

Në gjysmëfinale, Tsonga do të ndeshet me spanjollin David Ferrer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA