Qeveria turke: Ndjesë për dhunën

04/06/2013 00:00

Zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinc u kërkoi publikisht falje
protestuesve të plagosur, të cilët kundërshtojne planin e zhvillimit të
parkut të Stambollit.

“Perdorimi i tepruar i forcës kundër njerëzve që fillimisht e nisën me motivin për të mbrojtur mjedisin, ishte i gabuar. Dhe ishte i pandershem. Kësisoj u ofroj apologjine time atyre qytetareve dhe dua ta them patjeter kete. Por nuk mendoj se duhet t’u kerkoj ndjese atyre qe shkaterruan pronen publike, te cilet u perpoqen te pengojne lirine e njerezve ne rruge”, tha Arinc.

Sipas tij, te pakten 300 persona u plagosen, perfshire 244 police dhe 64 protestues. Arinc u shpreh i gatshem te takoje organizatoret e protestave, te cilet kundershtojne planin e ndertimit te parkut ‘Gezi’. Protestave antiqeveritare ne Turqi, iu bashkuan edhe sindikatat e medha përmes nje greve dyditore. Konfederata e majtë “Kesk”, qe perfaqeson 240 mije punetore apo 11 sindikata, akuzoi qeverine se “po kryen terror shteteror”.

Dy viktima u konfirmuan nga zyra e Guvernatorit ne qytetin jugor, Ankara. Abdullah Komert, 22 vjec, anetar i te rinjve ne Partine Popullore Republikane nderroi jete ne spital, pas plageve te marra nga nje arme zjarri. Ai u qellua nga nje person i panjohur. Ndersa “Unioni i Mjekeve Turq” tha se 20-vjecari Mehmet Ajvalitas u godit nga nje makine te dielen, qe shperfilli cdo paralajmerim per te ndaluar dhe goditi turmën e protestuesve ne lagjen Majis, në Stamboll.

Protestat nisen me 28 Maj dhe te dielen tensione pati ne qytetin perendimor, Izmir, ate jugor, Adana dhe ne Gaziantep, ne juglindje. Nga Uashingtoni, sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri nenvizoi serish ‘perdorimin e tepruar te forces” nga policia turke. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan vazhdoi udhetimin ne Marok dhe deklaroi se situate ne Turqi po permiresohet.

Në kontrast, presidenti turk Abdullah Gyl perdori nje ton me pajtues duke mbrojtur te drejten per te protestuar. Ne nje analize te BBC-se, shkruhet se Erdoan desheron te implementoje ne Turqi, nje sistem presidencial te ngjashem me ate te Shteteve te Bashkuara, megjithese pa e deklaruar haptazi, te gjithe gjurmet e zbulojne synimin e tij: Te behet presidenti i vendit. Gyl, nga ana tjeter, deshiron te qendroje ne kete post. Aleanca e ngushte mes tyre,sic duket, eshte krisur.

Përse revolta kundër Erdogan?

“Sheshi Taksim” në Stamboll, njësoj si “Tahrir” ne Kajro, apo “Trafalgar” në Londer, u shndërrua në qendrën e protestave që u ndezën nga planet për ndërtimin e një qendre tregtare, në një nga të paktat hapsira të gjelbra të qytetit.

Ai qe fillimisht ngjau me një grumbullim te pakenaqurish,mori tjeter permasë, duke iu referuar fjaleve te kryeministrit turk, prej forces se tepruar te policise. Fadi Hakura, perfaqesues i “Turkey Project” ne Institutin Katam me baze ne Londer i referohet zhvillimeve te fundit ne Turqi.

Ai ka shkruar dhe ka dhene leksione per politiken, ekonomine, politiken e jashtme turke si dhe marredheniet mes Bashkimit Europian dhe Turqise.Sipas tij, protestat, pjeserisht reflektojne polarizimin e thelle ideolologjik mes laikeve, mendjeve liberale turke dhe atyre religjoze, që respektivisht perfaqesojne ¼ dhe 2/3 e popullsise mbeshtetur mbi rezultatet e zgjedhjeve te pergjithshme te 2011.

Shume turq laike ankohen se qeveria me rrenje islamike nuk i pranon kerkesat dhe stilet e ndryshme te jeteses. Deri tani qendrimi i forte i Erdoganit balle per balle demostruesve perforcoi keto perceptime. Ne te njejten kohe, kritiket nuk jane te lumtur me ritmin e shpejte te urbanizimit ne qytetet e medha turke.

Erdogan po planifikon ndertimin e nje aeroporti te trete, uren e trete te Bosforit dhe nje kanal qe lidh Detin e Zi me Detin Marmara, qe, me shume gjasa do te crrenjosin shume peme dhe do te demtojne ekosistemin e dobet ne veri te Stambollit.

4.7 miliarde dollare jane shpenzuar ne projekte ambicioze ndertimi vetem ne Stamboll, vitin e kaluar. Keto proteste nuk jane te befta nese i referohemi natyres konfrontuese te politikes turke. Perkojne me renien e shpejte te ekonomise, e cila sipas parashikimeve ne te ardhmen do te deshmoje rritje te moderuar, ne rastin me te mire. Per fat te keq, Qeveria turke nuk pritet te ndermarre reforma te medha se shpejti, pasi ka nisur fushata  per zgjedhjet lokale dhe presidenciale ne 2014 dhe ato parlamentare te 2015-es. Pavaresisht rritjes se tensioneve, kjo nuk eshte e ngjashme me pranveren arabe qe coi ne rrezimin e presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Ndryshe nga vendet e tjera arabe, Turqia eshte nje demokraci funksionale megjithese jo e plote dhe keshtu ka qene prej 1950. Erdoan mbetet politikani me popullor ne Turqi ndersa opozita-gjerësisht shihet e dobet dhe joefektive nga shume turq. Padyshim qe mbulimi qe i beri mediat nderkombetare per protestat dhe pergjigjia e tepruar e forces demtoi imazhin nderkombetar te Erdoanit dhe te partise se tij ne pushtet, si nje force progresiste. Megjithate percaktuesi perfundimtar i qendrimit te Erdoanit ne pushtet do te jete ekonomia turke dhe jo protestat antiqeveritare.

Top Channel