Mourinho: S’jetoj me lavdinë e së shkuarës

04/06/2013 00:00

Jose Mourinho ka ndërmend të provojë veten si “Special One” me rikthimin tek Cheslea, klub nga i cili ishte larguar gjashtë vjet më parë.

Trajneri portugez ishte në Londër të hënën për të përfunduar formalitetet e kontratës 4-vjeçare me klubin londinez, pas largimit nga Real Madrid.

Mourinho drejtoi me sukses Chelsea në vitet 2005 dhe 2006, duke i dhënë përveç se kampionatin edhe një seri kupash. Por ai nuk mjaftohet me kaq.

“Nuk kam ardhur këtu për të ëndërruar për atë që kam bërë në të kaluarën dhe të jem rehat vetëm sepse kemi mirëkuptim dhe marrëdhënie të mira. Unë nuk jam një person i atillë, jam shumë kërkues ndaj vetes. Natyrisht që më duhet mbështetja e tifozëve, por dua ta filloj nga e para”, ka thënë ai në një prononcim për Chelsea TV.

“Do më duhet të punoj shumë sërish dhe të ndërtoj një ekip ndryshe nga ai që ndërtova në të kaluarën. Dua të jap gjithçka që mundem për klubin, për pronarët dhe për tifozët, duke e harruar paksa atë që bëra në të kaluarën”, ka shtuar portugezi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta