Frikë për Udogie, një menaxher lojtarësh e kërcënoi me armë, ai u shoqërua në polici dhe po mbahet nën hetim Pas një pritjeje disaorëshe pranë sportelit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, një pjesë e tifozëve kanë marrë biletat e shumëpërfolura.
Sigurisht një situatë e tillë ishte e parashikuar duke parë sasinë e limituar të biletave që ka dalë në shitje, të paktën sasia e parë ishin disa qindra bileta që u shitën brenda disa minutave. Me shumë gjasa një pjesë e tyre e destinuar për në të ashtuquajturin “treg të zi”. Gjithsesi, një gjë është e qartë: fitimet që FSHF-ja do të ketë nga biletat janë një shumë e konsiderueshme.
Përafërsisht janë 400 mijë dollarë që përfitohen nisur nga një përllogaritje e çmimeve të publikuara të biletave të cilat janë: për tribunat qendrore A dhe B shumica apo rreth 750 bileta kushtojnë 5000 lekë dhe përafërsisht 150 bileta kushtojnë 8000 lekë. Sa i përket karshisë, çmimet e biletave janë të ndara në dy kategori, D2 që është edhe tirbuna qendrore e karshisë kushton 3000 lekë, ndërsa dy tribunat anësore D1 dhe D3 kushtojnë nga 2000 lekë. Ndërkohë që biletat e tirbunave pas portave, respektivisht C dhe E kushtojnë nga 500 lekë.
Gjithsesi, ky është vetëm çmimi zyrtar. Deri në prag të ndeshjes ditën e premte, “tregu i zi” me shumë gjasa do të ofrojë rritje të mëtejshme.
Top Channel