Irani, rrjete terroriste në Amerikën e Jugut

04/06/2013 17:40

Akuza e një prokurori argjentinas se Irani ka ngritur rrjete terroriste në Amerikën Latine ka risjellë në qendër të vëmendjes debatin se sa real është kërcënimi për rajonin dhe Shtetete e Bashkuara, nga eksponentët radikalë.

Prokurori Alberto Nisman, i cili po heton mbi shpërthimin e një bombe në vitin 1994, në një komunitet hebre në Buenos Aires, përgjegjës për 85 jetë njerëzish të humbura, fajësoi përfshirjen direkte të Teheranit në këtë sulm terrorist.

Njëkohësisht, në dokumentin e bollshëm vlerësohet se Irani operon në rajon nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, me organizata si Hezbollahu.

Këto përfundime përputhen me pikëpamjet e shumë analistëve perëndimorë.

“Siç vë në dukje raport i Nisman, iranianët kanë ndërtuar në mënyrë aktive një rrjet inteligjence dhe struktura operacionale në Amerikën Latine që prej vitit 1980. Ky infiltrim vazhdon edhe sot e përbën një burim serioz shqetësimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Douglas Farah, një analist i Qëndrës Amerikane të Strategjive Kombëtare për “CNN”.

Sipas Farah, “plane kriminale” të Teheranit mund të jenë në zbatim në Brazil, Kolumbi, Kili, Paraguaj, Uruguaj, Trinidad e Tobago dhe Surinam.

Top Channel