Indi, rikthehen përdhunimet e turisteve

04/06/2013 17:20

Një turiste amerikane u përdhunua në grup nga disa shtetas indianë gjatës fundjavës, informuan të martën mediat ndërkombëtare.

Ky është rasti i disatë i përdhunimit të vajzave të reja e turisteve, skandale që kanë dëmtuar ndjeshëm turizmin indian.

Të drejtat e grave dhe përdhunimet u vunë në qendër të vëmendjes në Indi nëpërmjet protestave masive popullore, të shkaktuara në fillim të vitit, pas vdekjes së një studenteje, si rrjedhojë keqtrajtimeve të marra gjatë një përdhunimi në një autobus rrugës për në shtëpi.

Disa muaj më parë, një shtetase zvicerane u përdhunua në grup nga gjashtë persona, që më parë rrahën bashkëshortin e saj.

Gruaja u bë e njohur sepse pas arrestimit të përdhunuesve, ajo kërkoi që ata të faleshin nga dënimi me vdekje, i parashikueshëm në bazë të legjislacionit indian.

30-vjeçarja amerikane, nga ana e saj, ra viktimë e një përdhunimi ndërsa udhëtonte në shtetin verior të Himachal Pradeshit.

Ajo u sulmua nga tre persona, me të cilat ishte duke udhëtuar në një kamion, pasi kishte pranuar këtë formë transportimi jokonvecional.

Top Channel