I ati e harron në makinë, vdes 3-vjeçari

04/06/2013 00:00

Një fëmijë 3-vjeçar ka gjetur vdekjen i mbytur nga i nxehti pasi për 8 orë me radhë u harrua nga i ati në makinë.

Ngjarja tragjike e pazakontë ka ndodhur në periferi të qytetit të Piacencas në Italia, ku protagonist është bërë 39-vjeçari Andrea Albanese.

39-vjeçari ka dalë në mëngjes me makinë së bashku me fëmijën e tij në sediljen e pasme. Ai duhet ta dërgonte atë në kopësht, por gjatë rrugës ka harrur dhe ka shkuar direkt në vendin e tij të punës, në një restorant ku punonte si kuzhinier. 3-vjeçari ka qendruar i mbyllur në automjet për 8 orë duke gjetur vdekjen si pasojë e nxehtësisë.

Alarmi është dhënë fillimisht nga gjyshi i 3-vjecarit që kishte shkuar në kopësht për ta marrë atë. Kur u njoftua se 3-vjeçari nuk kishte mbërritur kurrë atje, atëherë ai ka telefonuar babain e vogëlushit. Në momentin e telefonatës, 39-vjeçari është kujtuar për fëmijën e mbyllur në makinë dhe nxiton për në vendngjarje, por fatkeqësisht e gjen atë të vdekur.

Policia italiane nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë dhe në gjendje të tronditur është marrë në pyetje babai i vogëlushit.

Top Channel