Një tërmet me fuqi 4.4 ballë është regjistruar mëngjesin e së martës në
Atika, rreth 22 kilometra në lindje të kryeqytetit grek, Athinë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike e ka pasur epiqendrën 2 deri në 3 kilometra në lindje të qytetit Spata dhe ipoqendra në 20 kilometra thellësi.

Për momentin nuk ka sinjalizime për dëme në njerëz apo materiale.

Sipas së përditshmes athinase “Ethnos”, që citon sizmologun Yannis Mpaskoukas, bëhet fjalë për një lëkundje të lehtë, e verifikuar në orën 04:56 me orën lokale.

Top Channel