Britney Spears rikthehet në formë

04/06/2013 19:35

Britney Spears është stërvitur shumë kohët e fundit për të rifituar formën e duhur trupore dhe rezultatet e kësaj pune këngëtarja i tregoi gjatë një dite pushimi në Racho Palos Verdes, Kaliforni.

31-vjeçarja kishte zgjedhur bikini ngjyrë blu për të kaluar kohën në një resort luksoz para se të nisë një seri prej 70 koncertesh. Ajo ishte në shoqërinë e të dashurit të saj David Lucado me të cilin është lidhur në fillim të vitit pasi u nda nga i fejuari Jason Trawick në muajin janar.

Spears do të nisë shfaqjet në fund të këtij viti dhe do të përfundojë afërsisht turin e saj pas dy viteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA