Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e mirëpret marrëveshjen
për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, e arritur më 19 prill në
Bruksel.

Këtë qëndrim Ki Moon e shpreh në raportin e tij të fundit mbi zhvillimet në Kosovë, që do të diskutohet nga mesi i muajit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe një delegacion i Kosovës, që do të kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Kjo është një arritje historike. Përgëzoj udhëheqjen politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan durim, largpamësi politike dhe bënë gjënë e duhur për të bërë të mundur një progres të vërtetë”, thotë Ki Moon në raportin e tij.

Numri 1 i OKB vlerëson më tej se: “Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës” dhe kërkon që, “me të njëjtën frymë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë të realizohet zbatimi i marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër”.

Kryeministri Thaçi nga fillimi i javës së ardhshme do të nisë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara me takime të nivelit të lartë në Uashington.

Më pas ai do të shkojë në shtetin Ajouas, partner ushtarak i Kosovës, për ta përfunduar turin me pjesëmarrjen në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta