Turqi, përshkallëzohet dhuna

03/06/2013 09:30

Protestuesit turq janë përleshur me policinë natën e së dielës duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në Stamboll.

Protestuesit ngritën barrikada me gurë në distriktin e Beshiktashit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Dhuna në Turqi ka nisur pas planeve të qeverisë për të ndërtuar mbi një park të kryeqytetit dhe tani është kthyer në një demonstratë të madhe antiqeveritare. Njerëzit kanë frikë se partia e kryeministri Erdogan (AKP) po bëhet shumë autoritare dhe po përpiqet të imponojë vlerat konservative islamike.

Zyrtarët bëjnë të ditur se më shumë se 1700 persona janë arrestuar në tre ditë protestash, por shumica e tyre janë lënë të lirë tashmë.

Mbrëmjen e së dielës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një komunikate zyrtare, u bënë thirrje partive që të “qetësojnë situatën” duke shtuar se “demonstratat paqësore janë pjesë e shprehjes demokratike”.

Top Channel